Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj: Vizita e Thaçit në Kosovë u realizua falë presionit të mediave

schedule09:57 - 14 Mars, 2025

schedule 09:57 - 14 Mars, 2025

VL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, , i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova

Ish-presidenti Hashim Thaçi dje vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, deklaroi për Klankosova.tv, se vizita u lejua për arsye humanitare.

Ndërkohë, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, tha se presioni mediatik ishte vendimtar për realizimin e kësaj vizite.

“Mediat e kanë kapur rastin dhe unë mendoj se kjo vizitë ndodhi falë presionit të tyre. Rasti humanitar ka mundur të realizohej edhe më herët, por duket se ata ndodheshin nën presion, sidomos pasi e vërteta për këto gjykata po del në pah. Këto gjykata kanë krijuar një terr informativ”, u shpreh Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!