Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar. Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme, sepse shqiptarët morën atë që u takon.
“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.
Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, ose shumicë absolute.