Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar pse nuk mori pjesë në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes në këtë takim ka qenë agjenda e ngjeshur.
Sipas tij qëndrimi politik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është prezantuar nga përfaqësuesi i saj, Besnik Tahiri.
“Propozimi nga BE për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohet në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët”, ka shkruar ai.
Nëdrkohë, në takim kanë marrë pjesë lideri i LV-së, Albin Kurti, ai i LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Tahiri, anëtari i kryesisë së AAK-së, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç./abcnews.al