Haradinaj: Spektakël dashakeq me dosjet e Speciales, po krijon përshtypje të gabuar për Kosovën

schedule11:43 - 20 Shtator, 2020

schedule 11:43 - 20 Shtator, 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit me dosjet e Gjykatës Speciale, të cilat po dorëzohen në OVL të UÇK-së.

Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, shprehet se “zhvillimet e fundit rreth kësaj teme nuk e ndihmojnë Kosovën, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.

“Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë”, shkruan ai në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë!

Zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.
Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjehëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë.
Kosova si viktimë përballë agresorit,
UÇK-ja, dhe populli i Kosovës janë angazhuar gjithmonë për t’u pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kështu do të mbetet gjithmonë!
RH

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!