Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj: Situata e helmimit të qytetarëve në Deçan nën kontroll, nuk ka raste të reja

schedule22:01 - 14 Korrik, 2021

schedule 22:01 - 14 Korrik, 2021

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se situata e helmimit të qytetarëve në Deçan është nën kontroll. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje ndërsa uron shëndet për të gjithë qytetarët që të mos përballen më me situata të tilla.

“Falënderim për të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës në Deçan, pas helmimit masiv të qytetarëve atje.

Veçanërisht, falënderim për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, Shtabin Emergjent, personelin mjekësor dhe teknik, ushtarët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it nga kontigjenti amerikan dhe italian, Policinë e Kosovës, Bashkësinë Islame, bizneset, organizatat humanitare dhe qytetarët e vullnetit të mirë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Fatmirësisht numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll.  Uroj shëndet të plotë për të gjithë qytetarët dhe uroj që të mos kemi më fatkeqësi të tilla!”, shkruan Haradinaj. m.v.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!