Haradinaj reagon pas publikimit të bisedës së Zaev

schedule16:40 - 10 Korrik, 2019

schedule 16:40 - 10 Korrik, 2019

Reagime në Kosovë pas publikimit në media të bisedës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev me dy komedianët rus.  Kryeministri Haradinaj thotë se sovranitetin e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim.

Shqetësimet e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në bisedën telefonike me dy komedianët rus për planet për ndarje të Kosovës kanë zgjuar reagime edhe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se askush nuk mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

 “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim” ka shkruar shkurt Haradinaj në Facebook.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e Presidentit Hashim Thaci.

Deputeti Rexhep Selimi thotë se kjo bisedë dëshmon më së miri për planet dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë që po vazhdojnë të jenë të fshehta dhe kundër interesit të shqiptarëve të Luginës.

Rexhep Selimi: “Kryeministri Zaev shprehet si i informuar mirë me planet që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës dhe lidhët me deklaratat e Thaçit në lidhje me këtë . Duke mashtruar popullin e vet, Thaçi duke bërë marrëveshje të fshehta ai po vazhdon të shtyj agjendën e ndikimit të Moskës në rajon e Kosovë”.

Sipas Selimit zgjedhjet janë mënyra e vetme që të largohet një gjendje e tillë nga vendi.

Rexhep Selimi: “I bëjmë thirrje forcave politike të shkojmë në zgjedhje dhe të krijojnë kushte Presidenti të largohet, i cili i bën dëm vendit që ka plane të këqija për vendin. Zgjedhjet e menjëhershme janë porta e daljes së vendit nga kriza”.

Të martën u publikuan disa biseda mes dy komedianëve rusë të paraqitur si zyrtarë të Ukrainës dhe NATO-s dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev biseda në të cilat flitet për planin rus për ndarjen e territorit të Kosovës.

Pre e këtij mashtrimi pati rënë edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Biseda me të ende nuk është publikuar por menjëherë pas kësaj telefonate ai pati shkruar një status në tëitter derisa u komedianët menjëherë më pas e kishin konfirmuar se kanë biseduar me Haradinajn./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!