Haradinaj reagon pas dënimit të grupit Kumanova: Hetim ndërkombëtar

schedule13:52 - 3 Nëntor, 2017

schedule 13:52 - 3 Nëntor, 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit Kumanova” nga një Gjykatë në Shkup, në mesin e së cilëve kishte edhe 19 kosovarë, ka kërkuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit. Kryeministri nuk ka përjashtuar një hetim ndërkombëtar për zbardhjen e gjithë të vërtetës. Kreu i ekzekutivit kosovar ka thirrur për sqarim edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se kishte ndjekur me kujdes dhe vëmendje procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e dhëna nga Gjykata në Shkup.

haradinaj theksoi se një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës. Edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirrur në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët me 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga akuzat.

Prej tyre 19 janë shtetas të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia