Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot në 16-vjetorin e vrasjes, vëllain e tij, Enver Haradinaj.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u vranë padrejtësisht.
“Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne. Na mungon shumë! Ramushi”, shkruan Haradinaj.
Ndërkohë kujtojmë se Enver Haradinaj u vra me 15 prill 2005, në afërsi të Pejës dhe rasti i tij nuk është zbardhur ende. /abcnews.al