Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka këmbëngulur në vendimet e marra nga qeveria e tij ndaj Serbisë. Kreu i ekzekutivit akuzoi shefen e diplomacisë së BE sep ërvec se ka devijuar dialogun me Serbinë, po shpërdoron investimin që Bashkimi Europian ka bërë për dialogun.
Kryeministri i Kosovës nuk ka ndryshuar aspak tonet për sa i përket përplasjeve me shefen e diplomacisë europiane Federika Mogerini. Haradinaj këmbënguli se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.gjithashtu ai theksoi se taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk ka asnjë lidhje me mos liberalizimin e vizave.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Haradinaj mbrojti deklaratat e bëra për Mogerinin duke thënë se ajo po shpërdoron investimin e Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë – Beograd.
Në fund të fjalës së tij ai bëri të qartë se për Kosovën do të flasë vetëm ai që do të ketë mbështetjen e qeverisë, parlamentit dhe të popullit, pavarësisht emrit që do të mund të jetë në pushtet. /abcnews.al

