Haradinaj: Nuk jam armiqësor me aleatët, por Kosova duhet të ecë përpara

schedule22:18 - 31 Janar, 2021

schedule 22:18 - 31 Janar, 2021

Kandidati për president Ramush Haradinaj është shprehur  se Kosova duhet të shkojë përpara. Për këtë ai ka bërë thirrje te aleatët ndërkombëtar.

“Unë jam i bindur se këshilltarët e Biden, Merkelit, Macronit duhet të bëjnë një analizë të mundësisë së epilogut Kosovë-Serbi”, thotë Haradinaj në Pressing.

“Ne po ju kërkojmë ndihmë aleatëve tanë që të hymë në NATO si Kosovë, me heq bllokadën që po e bën Serbia e Rusia”, shtoi ai.

“Me heq bllokadën që po na e bën pesëshja e BE’së që s’e ka njohur Kosovën. Po ju kërkojmë, po i lusim, 20 vjet kemi prit dhe po e kërkojmë të drejtën tonë të merituar në familjen e popujve OKB, NATO, BE”, theksoi Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!