Haradinaj: Nuk dorëzohem për taksën ndaj Serbisë

schedule12:57 - 31 Janar, 2019

schedule 12:57 - 31 Janar, 2019

Mëngjesi i të enjtes ka qenë i ngarkuar për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Pas takimit me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Knoset, ku ka qenë i pranishëm dhe presidenti Hashim Thaçi, kreu i ekzekutivit është takuar dhe me aleatët e koalicionit qeverisës. Haradinaj pranoi se u fol për taksën ndaj Serbisë, duke theksuar se nuk do të hiqet.

Pas takimit të mbajtur me ambasadorin amerikan, Presidentin e vendit e liderët e koalicionit qeverisës, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj konfirmoi se ambasadori amerikan në Prishtinë FIlip Kosnet, kishte kërkuar sërish heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj Serbisë. Por Haradinaj theksoi se ky është vendim sovran i vendit dhe është e rëndësishme që Kosova të qëndrojë në këmbë, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet.

Për sa përket takimit me partnerët e koalicionit qeverisës Haradinaj tha se tema kryesore ishte për sfidat që i presin.

Por ditët e fundit qëndrimet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamnetarit, Kadri Veseli kanë ndryshuar për sa i përket taksës ndaj produkteve serbe. Veseli propozoi pezullim të taksës për 120 ditë, ndërsa Haradinaj e kundërshtoi.

Nga ana tjetër presidenti Thaçi e konsideroi si një takim të zakonshëm atë në Presidencë me kryeministrin Haradinaj dhe ambasadorin amerikan Kosnet. Kreu i Shtetit tha se asgjë dhe askush nuk do t’i cënojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!