Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se AAK do të prezantojë planin për rimëkëmbje në vlerë prej 1 milion eurosh.
Më tej ai ka theksuar se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
“Do të prezentojmë planin tonë të rimëkëmbjes në vlerë prej 1 miliard euro. Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje”, tha ai.
Gjithashtu Haradinaj foli edhe për çështjen e emigrantëve.
“Unë e kuptoj mërgatën, ishim një në përpjekjet për liri, mbesim një edhe në përpjekjet për demokraci. Ju bëj thirrje njerëzve tanë që jeta i ka degdis në vende të ndryshme të jenë në Kosovë dhe për Kosovën më 14 shkurt”, tha ai.