Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në fushatën zgjedhore në Prizren u shpreh se pozicioni i presidentit në këtë kohë është “nyja” e këtyre zgjedhjeve në Kosovë.
“Një ide themel vazhdon me qenë e jona se ne dëshirojmë të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke e mbrojte tonën. Prizreni është një qytet që na nderon. Qytet i vlerave kulturore, fetare e trashëgimisë. Prizreni ka sfidat e veta, i mungon hekurudha, lidhja me Tetovën, do të jemi bashkë për Prizrenin e Kosovën. Më 14 shkurt kur votojmë suksesi i këtyre nuk do varet vetëm nga zgjedhja e Kuvendit por edhe të presidentit. Nëse nuk e zgjedhim presidentin, këto zgjedhje do jenë dështim”, tha Haradinaj.
Ai u shpreh se është detyrë e presidentit që të sigurojë ekuilibrin e brendshëm .
Të mos harrojmë se do të përballemi me Serbinë e cila po shfrytëzon dobësitë tona, për të dobësuar Kosovën si në planin e jashtëm dhe në planin e brendshëm. Atdheun do ta ruajmë gjithnjë. Presidenti duhet të ndihmojë kryeministrin për integrim të vendit, hyrje në BE dhe NATO, të mbajë lidhjet e forta me aleatët.
Presidenti e ka obligim se nëse në 2025 nëse nuk kemi përparim të vendit , nuk jemi në dyert e NATO-s , atëherë u krijon të drejtën qytetarëve të vendosin për union me Shqipërinë. Suksesi apo dështimi i këtyre zgjedhjeve është se kush do e zgjedh Presidentin”, tha Haradinaj.
/abcnews.al/