Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj këtë të martë ka dalë për herë të parë para Gjykatës Speciale.
Haradinaj i pyetur nga gjykatësi nëse i është lejuar të lajmërojë familjen e tij për arrestimin dhe sjelljen në Hagë sipas të drejtave të tij ka thënë se nuk e kanë lejuar.
“Arrestimi është marrë vesh përmes medieve. Por që kam ardhur këtu nuk kam kontaktuar. Iu kam thanë t’i nxjerri për t’i lajmëruar, kanë thanë kujdesemi na. Uroj të jetë e paqëllimtë megjithatë kështu ka ndodhur. Ishte i hapur mund të shihej, por nuk deshën”, është shprehur Haradinaj.
Ndër të tjera gjykatësi ka njoftuar Haradinajn se për çdo kontestim ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit. Kjo është seanca e parë dhe nuk është seancë gjykimi, por informomi për palët.e.su./abcnews.al

