Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në fushatën zgjedhore në Mitrovicë tha se propaganda e presidentit serb Aleksandër Vuçiç po pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë.
Gjithashtu ai tha se Mitrovica po shfrytëzohet për pushtetin politik të Vuçiç.
“Mitrovica është shembull për lojën e ndytë të Vuçiçit. Ai po promovon frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në vendin tonë, duke ndërhyrë vazhdimisht në çështjet tona të brendshme. Propaganda e tij e luftës po e pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ai ka vite që i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi”, tha Haradinaj.
/abcnews.al/