Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në Kamenicë u shpreh se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik.
Po ashtu ai u shpreh se me Haradinaj në krye të shtetit, integriteti i Kosovës do të mbetet i pacënueshëm.
“Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Para strukturave në Kamenicë, shpjegova rëndësinë e shtetit të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit. “Me mua si President i ardhshëm i Republikës së Kosovës, dinjiteti dhe integriteti i Atdheut tonë do mbetet i pacenueshëm”, tha Haradinaj.
/abcnews.al/