Haradinaj kundër “Mini-Shengenit”: Shton ndikimin rus dhe kinez në Ballkan

schedule18:50 - 19 Nëntor, 2019

schedule 18:50 - 19 Nëntor, 2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar idenë për formimin e Mini-shengenit. Ai e ka quajtur këtë platformë të dëmshme për Kosovën, duke thënë se përmes tij do të shtohet ndikimi rus dhe kinez në Ballkan.

“Nuk është Mini-Shengeni interes i Kosovës, as i Evropës. Rusia e Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta me automatizëm kjo influencë në Beograd zgjerohet në vendet tona. Kosova nuk ka interes që ajo influencë të zgjerohet tek ne. Nuk është në interes as të liberalizimit, as të proceseve integruese as asgjë”, tha Haradinaj.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane e kanë kundërshtuar nismën e Mini-Shengenit ballkanik.

Sipas tyre, pas kësaj nisme fshihen shumë të panjohura që nuk e marrin për bazë realitetin politik të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!