Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar datëlindjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka thanë se kur të tjerët u ndalën, Demaçi vazhdoi dhe i mësoi të tjerët rrugën deri në liri.
“Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve. Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote. Urime ditëlindja baci Adem!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.