Haradinaj: Kosova meriton integrim të plotë në strukturat euro-atlantike

schedule15:44 - 9 Maj, 2023

schedule 15:44 - 9 Maj, 2023

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e Evropës, tha se nuk ka vend më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova.

Ish-kryeministri shprehet se Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike. Ai tha se vendi  i tij është pjesë e natyrshme e familjes së madhe europiane, në bazë të së cilës qëndron vlera e paqes dhe prosperitetit.

“Nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës. Urime Dita e Evropës”, shrkoi Haradinaj në “Facebook”./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!