Haradinaj komenton sërish mini-Shengenin: Bëhet për të nënshtruar Kosovën

schedule20:14 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 20:14 - 23 Dhjetor, 2019

Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje për festat e fundvitit. Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni Haradinaj nuk ka hezituar të përmendë edhe Mini-Shengenin.

Kryeministri tha se tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën

“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Gjatë fundjavës që kaloi në Tiranë u mbajt samiti i tretë i të ashtuquajturit “Mini Shengen Ballkanik”. Kjo nismë nuk është mbështetur nga politika në Kosovë, çka ka sjellë edhe përplasjen me kryeministrin Edi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!