Haradinaj komenton mini-shengenin Ballkanik: Synojnë heqjen e taksës ndaj mallrave serbe

schedule14:27 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 14:27 - 21 Dhjetor, 2019

Kreu i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar sot marrëveshjen për mini-shengenin Ballkanit duke thënë se qëllimi është pikërisht shmangia e efekteve të taksës së Kosovës ndaj mallarave serbe.

“Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën”, ka thënë sot Haradinaj duke shtuar se Kosova është e interesuar për shengenin, por me BE-në jo Serbinë.

Haradinaj tha se me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë cfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve “puna e mbarë pa ne”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!