Haradinaj e vazhdon traditën, nis mëngjesin e Bajramit në nderim të policëve

schedule07:40 - 13 Maj, 2021

schedule 07:40 - 13 Maj, 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj  ka zgjedhur që në ditën e Fitër Barjrmit të shërbejë ushqim për qytetarët që takon të parët në rrugë.

Ish kryeministri e ka bërë traditë, që zakonisht gajtë ditëve të festave të shërbejë me pije edhe ushqim kryesisht për punonjësit e policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkruan se e nis ditën e festës me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.

“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.  Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë.  Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj.  Urime Festën”, ka shkruar ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!