Haradinaj: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, UÇK ka bërë luftë të pastër

schedule18:12 - 24 Qershor, 2020

schedule 18:12 - 24 Qershor, 2020

Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së,  Kadri Veselin. Dy drejtuesit e PDK-së akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Lidhur me këto zhvillime të fundit, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lexo edhe: Aktakuzat e Hagës për Thaçin dhe Veselin, Gashi: Dite e rendë dhe e keqe për Kosovën

Haradinaj është shprehur se beson në pafajësinë e presidentit Thaçi dhe në atë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Po ashtu, Haradinaj në reagimin e tij në Facebook, shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.

Postimi në Facebook:

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!