Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapja e portave në Vaun e Dejës, shtohen përmbytjet

schedule16:41 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 16:41 - 16 Dhjetor, 2022

Shkarkimet nga hidrocentralit i Vaut të Dejës me rreth 900 meter kub ujë në sekondë kanë rritur sipërfaqet e përmbytura në zonën e nën Shkodrës. 2.450 hektarë janë në ujë, 340 më shumë se ditën e enjte. Njësia administrative Ana e Malit është më e prekura.

“Në këto 24 orët e fundit nuk kemi pasur reshje të dendura të shiut po uji ka një rritje prej deri në 15 cm në njësinë administrative Ana e Malit dhe sipërfaqja është rritur rreth 1300 hektarë e përmbytur. Problematika më e madhe është në fshatin Obot por përkeqësim të situatës kemi dhe në lagjet e fshatit Muriqan,”, tha Arben Ceni, administrator i njësisë administrative Ana e Malit.



Banorët e Oboti janë izoluar. “Në fshatin Obot janë rreth 100 shtëpi me prezencë uji. Rruga që lidh fshatin me qendrën e njësisë administrative apo me Shkodrën është pothuajse e pakalueshme.”, thote gazetari Simon Shkreli.
Banorët lëvizin vetëm me varka dhe mjetet e ushtrisë. Rreth 20 shtëpi janë izoluar në Administrative Dajç. Banoret presin që uji të tërhiqet dhe të përllogarisin dëmet në të mbjella. Shkarkimet nga

Hecet Ulëz Shkopet janë reduktuar nga 600 metër kub në sekondë që ishin një ditë më parë në 150. Niveli i prurjeve të lumit Mat ka rënë duke përmirësuar situatën në Qarkun e Lezhës. Nën ujë janë rreth 340 hektar tokë bujqësore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!