Hapi xhamin, mori kallashin dhe doli në dritare: Fotot e vajzës bëjnë xhiron e botës

schedule11:21 - 6 Gusht, 2021

schedule 11:21 - 6 Gusht, 2021

Imazhet e një vajze të varur nga dritarja e makinës po bëjnë xhiron e rrjetit. Ajo i ka tronditur të gjithë pasi shfaqet me një armë kallashnikov në dorë.

Vajza e paidentifikuar bëri lëvizjen tronditëse në zonën Barneveld dhe McKinnon Avenues më 11 korrik, dhe fotografitë u publikuan nga San Francisco Traffic Safety të mërkurën.

Policia njoftoi se e kishte kapur, por nuk specifikoi nëse gruaja ishte arrestuar apo akuzuar.

Gjithashtu, autoritetet raportuan se krimi me armë në qytet është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Incidentet e të shtënave që nga korriku janë dyfishi i atyre që ishin në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar.

“Incidenti është duke u hetuar nga SFPD Stunt Driving Resping Unit dhe SFPD Traffic Company”, tha për Daily Mail, Adam Lobsinger nga Zyra për Marrëdhënie Publike në San Francisko. “Meqenëse ka një hetim të hapur dhe aktiv, ne nuk mund të komentojmë më tej.”/abcnews.al