Ishulli më verior i Japonisë, shpalli këtë të dielë gjendjen e jashtëzakonshme për të dytën herë pas një vale të dytë infeksionesh. Gurvenatori i Hokaidos tha se banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi si pasojë e veprimeve të ndërmarra nga qeveria nga vala e dytë e infeksioneve.
Sipas New York Times, ky ishull kishte shpallur në datë 28 shkurt gjendjen e jashtëzakonshme në 7 prefekturat e saj, dhe kur dukej se rastet e infektuar me Covid-19 po viheshin nën kontroll, ai vendosi të dilte nga izolimi duke lehtësuar masat dhe lejoi edhe hapjen e shkollave. Pas këtij lehtësimi në datë 7 prill u shfaqën 4 raste të reja, ndërkohë që brenda 5 ditësh kjo shifër u trefishua
Të dielën Hokkaido, Sapporo dhe Osaka, qyteti i tretë më i madh në Japoni i kërkuan banorëve të qëndronin në shtëpi, ndërsa një ditë më pas u vendos mbyllja e kafeneve, teatrove, kinemave dhe qendrave të tjera të argëtimit që sjellin grumbullime njerëzish.
Masa të ngjashme ndoqi edhe Tokio, e cila njihet edhe si epiqendra e shpërthimit të infeksioneve në Japoni, ku deri më tani numërohen 8000 raste të konfirmuara.