Një burrë ”kërceu dhe bërtiti” pasi ngriti kapakun e koshit të tij të mbeturinave në shtëpi dhe u tmerrua nga ajo që gjeti brenda.
Një gjarpër rreth 1.5 metra i gjatë ishte strukur brenda koshit.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e Aclas Ighodaro në Wain Drive, Stoke-on-Trent.
“Kur ngrita kapakun dhe pashë trupin e tij u tmerrova, bërtita dhe vrapova”, tha ai.
Dawn Burrell, një inspektor i RSPCA, erdhi për të marrë zvarranikun.
“Edhe pse ky gjarpër ishte i padëmshëm, megjithatë duhet të ketë qenë një tronditje e madhe për zotin Ighodaro,” tha ai.
Ighodaro tha se nuk e kishte idenë se si gjarpri hyri në kosh dhe “as familja ime nuk më besoi derisa u dërgova fotot”.
Burrell tha se mbeti mister se si gjarpri hyri në kosh./Abcnews.al/