Hapi fushatën e PD-së, përlotet shkrimtarja: Më merret goja kur flas për gjëra të dashura

schedule18:18 - 25 Mars, 2021

schedule 18:18 - 25 Mars, 2021

Fushatën e PD-së në sheshin “Nënë Tereza” e hapi shkrimtarja Flutura Açka, kandidate në qarkun e Elbasanit. E emocionuar, kandidatja demokrate tha se nuk di të mbajë fjalime politike por të flasë me zemër.

Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë dhe demokratë, të nderuar kandidatë, i nderuar zoti Basha. Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të ndaj emocionin, nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura.

Një nga këto gjëra të dashura është edhe të jesh këtu sonte me një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Do të ndreqim demokracinë. “Ose ndreqe demokracinë, ose shko në diktaturë”, kjo është alternativa e këtyre zgjedhjeve që kemi përpara.

Të fillojmë të ndreqim që sonte demokracinë e vërtetë, por këtë nuk e bëjmë dot vetëm, por me këtë armatë njerëzish, qofshin demokratë, apo pa parti. Unë do të ndjej turp të jem e pasur në një vend të varfër.

Tek unë luftojnë dy njerëz që jetojnë në një trup. Bashkë me mua lufton edhe im bir ëndrra e pakryer e të cilit për ta parë Shqipërinë në Europë është pjesë e betejës time. Ndaj kundërshtarit tim do i duhet të përballet me dy qenie të drejta luftareka edhe pa kompromis.

Në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë shqiptare” tha Açka ndër të tjera në fjalën e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=ARIdugVJ1-4&feature=emb_title

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!