Hapet testamenti/ Kush do të përfitojë pasurinë e Silvio Berlusconit?

schedule21:06 - 5 Korrik, 2023

schedule 21:06 - 5 Korrik, 2023

Testamenti i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili vdiq më 12 qershor, është hapur sot në Milano dhe përmbajtja e tij është lexuar para dy avokatëve.

Siç shkruan shtypi italian, pesë fëmijët e Cavaliere dinë gjithçka që përmendet në testament. Por se çfarë ka përfshirë manjati italian nga pasuritë e tij të luajtshme dhe të paluajtshme, e cila përfshin tre kanale televizive, një shtëpi botuese, një kompani sigurimesh dhe një ekip futbolli, nuk dihet ende nga mediat.

Pyetja kryesore është nëse pasuria totale, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 4 miliardë euro, do të ndahet në mënyrë të barabartë midis pesë fëmijëve të Berlusconit (ai kishte dy nga martesa e parë dhe tre më të vegjlit nga e dyta, me Veronica Lario) dhe nëse perandoria financiare do të mbetet e bashkuar apo nëse disa kompani do të shiten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!