Hapet sezoni turistik në Velipojë. Kreu i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka theksuar se Velipoja është një perlë e çmuar e turizmit në Shqipëri .
Sipas kryebashkiakut numri më i lartë i turistëve gjatë këtij viti priten të jenë nga Kosova e Maqedonia.
“Edhe si vjet pjesën më të madhe e zënë turistët nga viset shqiptare.”
Spahia premtoi më shumë investime në infrastrukturë dhe në krijimin e zonave të gjelbëruara.
“Të ndërhyjmë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore”.
Sezoni veror 2022 në Velipojë u hap me anë të një organizimi të veçantë me numra akrobatikë. /abcnews.al