Hapet selia për qytetarët, lëvizja e radhës në PD pak ditë para protestës së 7 korrikut

schedule10:04 - 29 Qershor, 2022

schedule 10:04 - 29 Qershor, 2022

Partia Demokratike ka njoftuar lëvizjen e radhës pak ditë përpara protestës së 7 korrikut. Përmes një deklarate, selia blu njofton hapjen e foltores për qytetarët.

Sipas PD, për të përgatitur frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapin selinë dhe foltoren për shqiptarët. PD u bën thirrje qytetarëve që të shkojnë personalisht në seli për shqetësimet e tyre, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.

Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!