Hapet plotësisht lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Saranda për në Greqi

schedule12:33 - 3 Korrik, 2021

schedule 12:33 - 3 Korrik, 2021

Pas 1 viti e gjysmë pezullimi, është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, bën me dije se nga data 5 korrik do të nisin udhëtimet vajtje-ardhje , duke theksuar se kjo është një faktor pozitiv për zhvillimin e turizmit.

Reagimi:

Lajm i mirë

Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.

Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!