Hapet pas 7 muajsh Xhamia e Madhe në Mekë

schedule19:25 - 18 Tetor, 2020

schedule 19:25 - 18 Tetor, 2020

Xhamia e Madhe e Mekës ka hapur dyert për besimtarët për të parën herë, pas mbylljes prej situatës epidemike të koronavirusit.

Lajmi bëhet i ditur nga “Al Jazeera” që njofton se sot autorietet në Arabinë Saudite kanë marrë vendimin për të lejuar të gjithë besimtarët që të kryejnë ritet fetare në Xhaminë e Madhe të Mekës, vendi më i shenjtë i myslimanëve, që ka qëndruar e mbyllur prej 7 muajsh.

E diela shënoi gjithashtu fazën e dytë të hapjes graduale, dhe kthimin e qytetarëve në pelegrinazhin Umrah, në qytetet e Mekës dhe Medinës, në një kapacitet prej 75%.

Duke filluar nga 1 nëntori, mbretëria do të lejojë vizitorët nga vendet specifike që vlerësohen si të sigurta për të kryer Umrah në 100 përqind të kapacitetit.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!