Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se ky projekt i cili do të konkretizohet për një afat kohor prej 60 ditësh, ka qenë ëndërr dhe premtim i shumë qeverive që do të bëhet realitet nga qeveria Rama. Ajo tha se ky projekt synon ta kthejë Tunelin e Llogarasë një atraksion turistik jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Mesdheun.
“Kemi arritur në një ditë të shënuar që tashmë është realitet. Pas përfundimit të studimit inxhinierik nga kompania që është vendosur në Austri sot kemi në dorë një material të plotë. Të gjithë së bashku kemi nxjerrë një material të shkëlqyer për rikuizimin e tunelit të Llogarasë që ka qenë ëndërr e shumë qeverive. Ka qenë premtim i shumë qeverive por si shumë projekte të tjera do bëhet realitet nga qeveria Rama. Kemi shpjeguar impaktin ekonomik që krijon ky tunel
Na është dashur që me grupe të ngritura të dizenjonim rikuizita të mira dhe të qëndrueshme. Kjo kompani na dorëzoi këtë vepër sipas afatit dhe me kushtet teknike. Këtë prezantim po e bëjmë publik. Për shkak të vendndodhjes strategjike të këtij tuneli që hap një portë të re në jug të vendit. Këto projekte synojnë ta kthejnë jugun në vend turistik për Mesdheun. Aeroporti i Vlorës është programi më i rëndësishëm. Kemi hapur probleme për shkak të pandemisë por pas kërkesave të shumë investitorëve e kemi rihapur projektin. Ndërkohë ju kujtoj se Bypassi i Vlorës është duke ecur me hapa shumë të shpejtë. Ujërat kryesore janë të lidhura dhe po vazhdojmë asfaltimin në pjesën më të madhe”, tha Balluku./mv.abcnews.al