Hapet “Dhoma e të qarit” në Madrid, për çfarë bëhet fjalë

schedule22:16 - 18 Tetor, 2021

schedule 22:16 - 18 Tetor, 2021

“Dhoma e Qarjes”, ose “La Lloreria”, një vend ku mund të shprehni lirshëm pikëllimin tuaj, është hapur në qendër të Madridit. Bëhet fjalë për projektin që kërkon të eliminojë stigmat shoqërore të lidhura me shëndetin mendor, të qarat dhe kërkimin e ndihmës.

Jon Nelssom, një student suedez që jeton në Madrid, mendon se është një ide e shkëlqyeshme për të vizualizuar çështjet e shëndetit mendor.

Sipas të riut, emri ‘Dhoma e Qarjes’ është një ide brilante pasi, në Spanjë, ekziston një thënie që thotë “nëse doni të qani, shkoni në dhomën e të qarit”.

Prandaj, njerëzit janë stigmatizuar për të qarë si në shumë vende të tjera.

Sa për arredimin e dhomës, në një cep ka telefona me emrat e psikologëve dhe njerëzve të tjerë që mund t’i telefononi kur ndiheni të mërzitur.

“Hyni dhe qani”, thuhet në një shenjë. “Edhe unë kam ankth,” shkëlqen një njoftim tjetër me ngjyrë rozë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!