83% e hapësirës në vijën bregdetare të Lezhës do të jetë plazh publik në sezonin turistik të vitit të ardhshëm.
Ne takimin me bizneset e turizmit në Lezhë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu, tha se plazhi do të shfrytëzohet vetem nga hoteleritë në bazë të vendimit të ri të qeverisë 1 dhomë 2 shezlonë ndersa pjesa tjeter do të administrohet nga bashkia.
Sipas kryetarit të bashkisë subjektet privatë që do të tentojnë të vemdosin shezlonge në hapësirat publike do të përballen me ligjin. Nga ana tjetër Ndreu tjeter apeloi ndaj bizneseve hoteliere qe te bejne deklarime te sakta per numrin e dhomave.
“Do të ndërhyje policia bashkiake dhe ajo e renit. Asnjë pllëmbë e hapësirës publike nuk do të preket”, tha ai.
Lezha ka një vijë të gjatë bregdetare prej 26 km që shtrihet nga Rana e Hedhun deri në Tale./abcnews.al