Janë hapur kutitë e parë me vota në Tiranë. Fillimisht numërimi ka filluar në qendrën e votimit tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.
Janë 6 grupe numërimi me nga 4 pjesëtarë. Pra procesi do të fillojë njëherë për 6 kuti.
Në këtë shkollë ka qenë e pranishme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila ka bërë thirrje për të ruajtur qetësinë, ndërsa Partitë sipas saj duhet të presin rezultatin përfundimtar dhe të pranojnë atë. /abcnews.al/