Ka nisur tashmë numërimi i votave në kutitë e votimit në vend. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se kutia e parë është numëruar në Pustec dhe PS ka marrë 118 vota, PD merr 114 vota dhe LSI, 14 vota.
Ndërkohë njoftohet se ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së dytë në Pustec dhe Goricë e Madhe. Konkretisht votat janë ndarë 259 për PS, 110 PD dhe 69 vota kanë shkuar për LSI.
Po ashtu raportohet se ka nisur numërimi edhe në Devoll.
Lexo edhe: PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër
Gjate minutave në vijim pritet të fillojë numërimi edhe në Pogradec, ndërsa raportohet se ka vonesa në fillimin e numërimit në Kolonjë.
Pusteci ka 7 qendra votimi dhe po numërohet me tre grupe. Pritet që rezultati aty të dalë brenda pak orësh./abcnews.al/