Si e kthyen shqiptarët diskon 3 kate në fermë kanabisi në Angli, u kapën me dron

schedule19:03 - 18 Tetor, 2020

schedule 19:03 - 18 Tetor, 2020

Një fermë kanabisi me tre kate është zbuluar në një godinë që më herët kishte qenë klub nate në Coventry në Angli. Rreth 1,000 bimë me vlerë më shumë se 1 milion £ u gjetën brenda pronës të enjten pasi oficerët ndërhynë duke hapur dyert me forcë.

Bimët e kanabisit ishin kultivuar në tre kate, së bashku me pajisjet e mbjelljes, rritjes dhe ujitjes “të sofistikuara” me vlerë 150,000 paund, tha Agjencia Kombëtare kundër Krimit.

Policia përdori një dron për të kapur dy shqiptarët që u përpoqën të iknin nga ndërtesa, ndërsa i treti ishte vietnamez. ‘Kjo është një nga fermat më të mëdha të kanabisit të zbuluara ndonjëherë” tha një zyrtar britanik, Adam Warnock.

Të arrestuarit janë Andi Qani 24 vjeç  dhe Adrian Lieshaj 28 vjeç nga Shqipëria dhe Cao Van Vu 31 vjeç nga Vietnami. Në momentin që u arrestua, Lieshajt iu zbulua edhe një urdhër kërkimi nga autoritetet gjermane për grabitje, ku pritet që të ekstradohet, pasi të lajë hesapet me drejtësinë angleze./ db/Abcnews.al