Mijëra biznese në Zelandën e Re janë rihapur ditën e enjte ndërsa vendi është duke përjetuar masat lehtësuese nga koronavirusi. Dyqanet, kafenetë dhe parqet publike janë të hapura nga sot. Po ashtu janë hapur edhe parukeritë e berberët.
Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet radha e madhe tek berberët që në orët e para të mëngjesit. Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri të virusit në tre ditët e fundit.
Autoritetet thonë se mundësia e transmetimit të komunitetit tani është shumë e ulët.
Qytetarëve u lejohet të fillojnë përsëri të shohin miqtë dhe të afërmit e tyre përsëri, por nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 veta. /abcnews.al