Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për hotelet, dyfishohen hapësirat publike

schedule14:26 - 15 Nëntor, 2024

schedule 14:26 - 15 Nëntor, 2024

SHQIPËRI- Bizneset e interesuar mund të aplikojnë online për  stacionet e plazhit për sezonin e ardhshëm veror. Aplikimet do të të jenë të hapura për një muaj dhe do të realizohen nëpërmjet e-albania.

Në bazë të Vendimit të Qeverisë prioritet për stacione plazhi do të kenë vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet e vijës së parë të bregdetit, si dhe ato që ndodhen afër saj.

Pas përfundimit me sukses të aplikimit , miratohet kërkesa për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, konfirmim ky që i shkon aplikuesit nëpërmjet e-Albania për t’u përmbyllur me nënshkrimin e kontratës nga 1 deri 5-vjeçare dhe lëshimin e certifikatën përkatëse.

Hartat e plazheve u miratuan në fillim të muajit nëntor gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, ku me rregulloren e re lirohen rreth 675 parcela plazhesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!