Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapen aplikimet për skemën e bujqësisë/ Fondi 20 milionë euro për serrat, pemët frutore e ujitjen

schedule14:31 - 31 Korrik, 2025

schedule 14:31 - 31 Korrik, 2025

Nisin aplikimet për skemën kombetare të investimeve në bujqësi të cilat do të jenë të hapura deri në datën 30 shtator.

Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere sic është dokumentacioni për pronësinë e tokës,statusi tatimor aktiv dhe siguracione të përditësuara.

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Kjo paketë me një fond prej 20 milionë euro parashikon mbështetje  financiare për 9 masa mbështetëse.

Çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë por kusht është  ndërtimi i një plani të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet në këtë mënyrë  me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Aktualisht Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 9 masa mbështetëse si

Ndërtimi i serrave diellore ,mbjellje të reja në pemë frutore e ullinj, rrjeta antibreshër për pemët, sistemet e ujitjes me pika, ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë,pajisjet për përpunim, investime në agroturizëm dhe peshkim e akuakulture./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!