Hapat e parë, Maradona dhe fobia ndaj avionit: “Rruga” e Javier Mascherano

schedule14:17 - 16 Nëntor, 2020

schedule 14:17 - 16 Nëntor, 2020

Ditën e djeshme Javier Mascherano deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Liverpool mahniti vite më parë botën e futbollit me lojën e tij në prapavijë, por tashmë për të ka ardhur koha për një sfidë të re. Karriera e tij është shumë e pasur dhe e gjatë, por më poshtë janë përmbledhur pikat kryesore të saj.

MARADONA PËR MASCHERANON“Ai është një përbindësh. Është vetëm 20-vjeç, por ka pjekurinë e një 30-vjeçari. Ekipi i tij është i përbarë nga ai dhe dhjetë lojtarë të tjerë”, deklaronte Diego kur Javier ishte në hapat e parë të karrierës. Madje legjenda e Argjentinës i ka kërkuar dhe fanellën Mascheranos në një ndeshje.

 

AVENTURAT ME TEVEZ DHE KARRIERA – Edhe pse ai i ka fobi avionët, ëndrra e Mascheranos ishte të luante një ditë në Spanjë. 36-vjeçari e filloi karrierën në Europë së bashku me mikun e tij të ngushtë, Carlos Tevez, në gushtin e vitit 2006 kur u blenë nga West Ham.

 

Ndeshja e parë e tij në Europë ishte kundër Palermos, ekipit të kryeqytetit nga e kanë prejardhjen stërgjyshërit e tij. Më pas në janar ai kaloi në radhët e Liverpool, ku aty shkëlqeu. Katër vite në “Anfield Road” dhe më vonë erdhi kalimi te Barcelona. Në Katalonjë arriti të fitonte gjithçka dhe ishte një titullar që ofronte siguri për katalanasit.

 

KOMBËTARJA – I vetmi peng në karrierën e ish-mesfushorit është ajo finale e humbur me Argjentinë në finalen e kupës së botës kundër Gjermanisë. Edhe pse ishte shumë pranë, ai në fund deklaroi se një ditë shpreson që atë ta fitojnë breza të tjerë për Argjentinën. Tashmë Javierin e pret një jetë e re dhe nuk ka pse të udhëtojë më aq shumë me avion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!