Librat ndikojnё fuqishёm nё formimin e opinionit publik – pavarёsisht tё gjitha medieve digjitale. Panairi i Librit nё Frankfurt pёr kёtё arsye sivjet ka vendosur nё fokus tё drejtat e njeriut.
Viti 2018 ёshtё njё vit i rёndёsishёm pёr degёn gjermane tё librit, tha Heinrich Riethmüller, kryetar i Shoqatёs sё Bursёs tё Tregtimit tё Librit nё Gjermani. Sipas tij aktualisht mbizotёron atmosferё inkurajuese. Ndonёse libraritё tradicionale kanё mё pak klientё, njё studim i detajuar i fundit tregon, se vazhdon tё jetё e pashuar dёshira pёr librin.
Nё kёrkim tё lexuesve
Dega e librit nё tё gjitha fushat punon, qё “libri sёrish t’u sillet nё dorё lexueseve dhe lexuesve, tё ofrohen mё shumё pika kontakti dhe orientimi”. Evente dhe aksese tё reja: punohet nё tё gjithё degёn e librit intensivisht pёr tё gjetur rrugё tё reja nё mёnyrё qё lexuesit e larguar tё rikthehen tek libri dhe tё mbahen lexuesit besnikё.
Librat ende vazhdojnё tё jenё njё media qendrore pёr formimin e opinionit, tha Riethmüller. Dega e librit ёshtё dega mё e sipkatur dhe mё e madhe e kreativitetit – pёrsa i pёrket xhiros sё tё ardhurave madje ёshtё mё e madhe se filmi, muzika dhe dega e lojёrave tё marra sё bashku.
Tё drejtat e njeriut dhe liria e mendimit janё temat qendrore tё panairit sivjet. “Panairi i Librit ёshtё vendi i lirisё, ku bashkohen njerёzit nga e gjithё bota, pёr tё ngritur zёrin e tyre: njё vend i respektit reciprok”, tha shefi i panairit Juergen Boos.
70 vjetori i Kartёs sё OKB-sё pёr tё Drejtat e Njeriut dhe Panairi i Librit nё Frankfurt, qё po ashtu ka sivjet jubileun e 70 vjetorit do ta vlerёsojё me njё fushatё enkas kёtё temё. Panari hap siparin tё mёrkurёn për vizitorët (10.10) dhe do tё vazhdojё deri tё dielёn (14.10). Vendi partner sivjet ёshtё Gjeorgjia, e cila bёn reklamё nё panair me shtёpitё botuese, autorёt dhe me lexime nё panair. 7500 ekspozues nga 110 vende tё botёs janё tё pranishёm nё panair, deklaroi drejtori i panairit Juergen Boos./DW