“Hap pas Hapi” tek Amfiteatri i Liqenit, një komedi me emocione të forta mes vetmisë, dështimit dhe bullizimit

schedule09:30 - 17 Shtator, 2024

schedule 09:30 - 17 Shtator, 2024

Pas suksesit në “ArtTurbina” në qershor, komedia “Hap pas Hapi” rikthehet për publikun këtë herë tek Amfiteatri i Liqenit.

Komedia është realizuar nga Rozi Kostani dhe bën bashkë tre aktore të njohura të teatrit. Luiza Xhuvani, Anila Bisha dhe Olta Daku bëhen bashkë për të sjellë nota humori në skenë.

Në një intervistë në ABC e Mëngjesit, në ABC News, Kostani tregoi detaje të veçanta të kësaj komedie.

“Kemi arritur ti vendosim të gjithë elementët që kishim nevojë. Dhe jemi në proces të përshtatjes, tani do jenë të mikrofonuara dhe do të jetë ndryshe. Kjo nuk është një vepër feministe sepse të njëjta probleme janë sjellë edhe nga meshkuj.

Ndër të tjera nënvizoi se është një komedi me emocione të forta mes vetmisë, dështimit dhe bullizimit.

/abcnews.al/