Hans Kluge: Pandemia e Covid do të marrë fund kur 70 % e popullsisë në botë të vaksinohet

schedule16:52 - 28 Maj, 2021

schedule 16:52 - 28 Maj, 2021

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge ka shprehur shqetësim për mutacionet e reja të Covid, për shkak të transmetueshmërisë së lartë.

Kluge ka theksuar se pandemia e Covid do të vazhdojë të marrë fund, kur të paktën 70 për qind e popullsisë në botë të jetë vaksinuar.

“Pandemia do të përfundojë kur të jenë vaksinuar të paktën 70% e popullsisë”, tha Kluge duke shtuar se fushata e vaksinimit në Europë sipas tij është zhvilluar me ritme të ngadalta, shkruajnë mediat e huaja.

Sa i përket trnametueshmërisë dhe mutacioneve të Covid, ai tha se varianti indian është më ngjitës se varianti britanik, duke bërë apel që qytetarët të mos humbasin vigjilencën, por të tregohen të kujdesshëm për ruajtjen  e shëndetit të tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!