“Hani si miu, jo si ariu”, Sula: Paketa e rezistencës qe ju i jepni pensionistit nuk del as për bukë, mos gënjeni më

schedule13:59 - 31 Mars, 2022

schedule 13:59 - 31 Mars, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula  ka akuzuar qeverinë se po bën show me fatkeqësinë e shqiptarëve.

Sula në fjalën e tij ka theksuar se është për të ardhur keq sesi qeveritarët shqiptarë përpiqen që të manipulojnë të vërtetët dhe të na gënjejnë sy më sy pa u zverdhur dhe pa u skuqur.

Ndër të tjera ai është shprehur se nuk është koha që të tallemi me hallet e popullit pasi bëhet fjalë për bukën e gojës së qytetarëve.

Ai ndër të tjera ka bërë thirrje kolegëve të opozitës që të reflektojnë, pasi në të ardhmen nuk do të ngelë më qytetar në vend.

Sjellja juaj është e turpshme, ministrja e Financave përdori fjalën ne jemi qeveri socialiste, po jeni socialiste për qytetarët, por ju jeni qeveri grabitëse. Jeni qeveri grabitëse.  Zevendës-kryeministri tha se në SHBA është 6 dollarë dolloni i naftës por jo nuk është e vërtetë. Ju të gënjeni sy për sy, për të vjedhur po e po, ju as nuk skuqeni e as nuk zverdheni. Sa të kem mundësi do të denoncoj aferat korruptive.

Ju të nderuar qeveritarë thoni se 430 milionë euro nuk ishte abuzim por do të them vetëm një shembull. Kush i mori paratë në Vilbashtovë të Rrogozhinës, mi tregoni ku kanë shkuar paratë, cila ministri i bëri, kush firmë i mori, ajo e inceneratorëve i mori paratë. Çfarë ka ngelur në atë investim 1.2 milionë dollarë? Kjo shkallë dhe y lumë, po hë na thoni a nuk i ka vjedhur paratë, thoni i ka vjedhur opozita.

Ne nuk do të heshtim se ka burra dhe gra të nderuara dhe nga krahu jonë që nuk pasurohen, kishte nja 30 persona që pasuroheshin. E njëjta gjë është dhe për zonjat e nderuara të PS por arroganca është e jashtëzakonshme. Moj ministre 30 mijë lekë që ju i jepni një pensionisti si jepni asnjë bukë në ditë, po vaji, po orizi, po uji si të jetojnë. Mielli është 115 mijë lekë kuintali i miellit si ta blejnë të shkretët. Hani si miu jo si ariu, po ju nuk ju del as ariu dhe as elefanti më. Ju keni humbur realitetin, dhe nëse ne nuk do të bëjmë të pamundurën që ti vëmë një fre qeverisë, nuk do të ketë më njerëz se dhe ne që jemi do të ikim”, ka thënë Sula. /abcnews.al