Hani akullore për tu freskuar? Mësoni pse keni gabuar gjithmonë

schedule11:23 - 23 Korrik, 2022

schedule 11:23 - 23 Korrik, 2022

Shumica prej nesh hamë një akullore për t’u freskuar në ditët e nxehta. Megjithatë, pak e dinë se kjo mund të na bëjë ne të nxehemi më shumë.

“Nuk do t’i thoja askujt që të mos hante akullore në verë. Kjo do të ishte thjesht e gabuar”, thotë Tara Marchello, një dietologe në Sistemin Shëndetësor të Universitetit të Kansas, për New York Post. “Është e këndshme. Ju jep një ndjesi të menjëhershme freskie në gojë. Por më pas fillon tretja. Edhe kur hamë diçka me kalori, qoftë akullore apo ushqim në përgjithësi, duhet punë që trupi ynë të “djegë” yndyrnat, proteinat dhe sheqernat”.

“Ka të bëjë me efektin termik të tretjes dhe përthithjes së substancave”, shpjegon më tej Marchello. “Edhe kur tretemi, kjo krijon energji dhe nxehtësi. Prandaj, temperatura e trupit tonë mund të rritet.”

Dietologia rekomandon që të sigurohemi që në ditët e nxehta të shtojmë ushqime me përmbajtje të lartë uji në dietën tonë, si domatet, kastravecat, manaferrat dhe pjeprin.

Këto ushqime, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, ndihmojnë trupin të balancohet.

Edhe sigurisht, ushqimet e rënda, ushqimet e skuqura apo edhe ushqimet me shumë proteina duhen shmangur në ditët shumë të nxehta. Edhe një limonadë e ftohtë mund të mos na freskojë në fund të fundit, por e bën trupin të punojë më shumë për ta tretur atë nëse ka një përmbajtje të lartë sheqeri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!