Mesfushori i Interi, Nicolo Barella, është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek interistët. Përveç paraqitjeve pozitive të tij, italiani po merr dalëngadalë edhe role të tjera në ekip. Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, do të jetë pikërisht ai që do të mbajë shiritin e kapitenit pasi të largohet Samir Handanovic.
Portieri slloven ka zhgënjyer në disa ndeshje këtë sezon dhe me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e ekipit në vitin e ardhshëm. Si rrjedhojë do të duhet një kapiten i ri dhe me shumë gjasa do të jetë 24-vjeçari, i cili po i habit që të gjithë me lojën e tij.
Deri në këtë pjesë të sezonit, Barella numëron 31 ndeshje në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar 3 gola e asistuar në 10 të tjerë, duke vërtetuar edhe përmes statistikave rolin e tij në skuadër. Shumë shpejt drejtuesit zikaltër pritet t’i ofrojnë lojtarit edhe kontratën e re, e cila do të zgjatet përtej vitit 2024. /abcnews.al