Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka risjellë përmes një fotogafie Adem Demaçin dhe Hashim Thaçin, ku të dy shihen së bashku.
Ai përkujtoi 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, si dhe njëkohësisht 10-vjetorin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Kosovës, raporton Klankosova.tv.
“Në ditëlindjen e tij, dhjetë vjet më parë, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet.
Baca Adem mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë po mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë. Liri. Drejtësi”, shkroi i pari i PDK-së.


